Rexhepi: Serbët lobuan shumë, e rritën ndikimin në politikbërjen amerikane

14:14 | 29 Korrik 2024
rexhepi:-serbet-lobuan-shume,-e-rriten-ndikimin-ne-politikberjen-amerikane


Ishte kohë e artë e Kosovës kur Kosova dhe shqiptarët kanë pasur raportet më të mira në Ballkan me SHBA-të.

Kështu po deklaron kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi.

Ai thotë se pas luftës nuk kapëm hapim diplomatik, por pati veprime për kapjen e pushtetit.

Rexhepi tha se ambasadorët e konsulentët nuk ja dolën të lobojnë sa duhet për Kosovën.

“Ajo ishte koha artë e Kosovës. Unë mendoj që ne nuk ditëm ta kapim hapim politiko- diplomatik menjëherë pas lufte, ne jemi marr më shumë me njëri tjetrin e vepruam vetëm për pushtet. Dërguam Ambasador e Konsulent, personalitete që nuk arritën/ditën të lobojnë sa duhet”, u shpreh ai.

Është handikep i madh për Kosovën që miqtë e përkrahësit e saj nuk jetojnë më, thotë Rexhepi.

Ai është shprehur i shqetësuar për mungesën e krijimit të miqësisë mes Kosovës dhe senatorëve e kongresistëve të SHBA-ve.

“Serbët punuan, vepruan, lobuan shumë, dhe unë mendoj se ata arritën që ta rrisin ndikimin në politikbërjen amerikane. Po shumë personalitete miq të dëshmuar të Kosovës e kombit tonë nuk jetojnë më. Ky është një handikap i madh ngase Kosova e kombi nuk e ka përkrahjen e tyre por është një fakt që mua më shqetëson shumë, pak kanë punuar institucionet tona që të krijojnë miqësi (ta kemi përkrahjen e tyre), me Senatorë e Kongresistë të ri”.

Komento: