Rezarta Shkurta sapo mori një vendim për shkakë të përhapjes së coronavirusit në Shqipëri

10:21 | 10 Mars 2020

Rezarta Shkurta pezullon të gjithë aktivitetin e biznesit të saj pas përhapjes së coronavirusit në Shqipëri.

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Rezarta Shkurta, ka reflektuar pas zyrtarizimit të rasteve të para me coronavirus në Shqipëri, ku deri më tani siç u raportua numri i të prekurve ka arritur në gjashtë persona.

Ajo njofton në rrjetet sociale se ka pezulluar të gjithë aktivitetin e biznesit të saj, “Hera Company”.

Me një shkrim të ndarë me ndjekësit në Instagram, e njëjta thotë se duhet ta bëjë këtë për të shmangur përhapjen e po ashtu edhe për mbrojtjen e fëmijëve.

“Pas një mbledhje urgjente me stafin e Hera Company’s për shkak të ngjarjeve të fundit të virusit (COVID-19). Hera Company vendosi të pezullojë punën, për të shmangur me sa të mundemi përhapjen dhe mbrojtjen e të vegjëlve tanë. Kërkojmë ndjesë për oraret e prenotuara, do të rikthehemi sapo ministria e shëndetësisë&e arsimit të vendosi rihapjen e institucioneve arsimore”.

“Uroj ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë, përqafime”, ka shkruar ndër të tjerash ajo.

Ndonëse ka kohë që nuk ka publikuar prurje të reja muzikore, Rezarta është mjaft e angazhuar në biznesin e saj, të cilin tanimë e ka sjell edhe në Kosovë.

Komento: