Rezervat e ushqimit dhe ujit në qytetin e Mariupolit po mbarojnë

17:05 | 13 March 2022

Lufta në Ukrainë po sjellë shumë probleme.

Qytetit ukrainas të Mariupolit po i mbarojnë rezervat e fundit të ushqimit dhe ujit, sipas autoritetit tij lokal, raporton CNN.

Përpjekjet janë duke u zhvilluar nga qeveria ukrainase për të ofruar ndihma humanitare për qytetin, i cili aktualisht është i rrethuar nga forcat ruse që vazhdojnë ta bombardojnë qytetin – përfshirë civilët, përcjell Gazeta Express.

Këshilli i qytetit tha: “Njerëzit janë në një situatë të vështirë që 12 ditë. Në qytet nuk ka energji elektrike, ujë dhe ngrohje. Nuk ka pothuajse asnjë komunikim celular. Rezervat e fundit të ushqimit dhe ujit po mbarojnë”.

Komento: