Rezervistët britanikë vazhdojnë të vijnë në Kosovë për ushtrime me KFOR-in

11:16 | 25 Shtator 2024
rezervistet-britanike-vazhdojne-te-vijne-ne-kosove-per-ushtrime-me-kfor-in

Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i Mbretërisë së Bashkuar po e vazhdon vendosjen e përkohshme në Kosovë në mbështetje të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Sic është komunikuar më parë, Regjimenti Mbretëror i Yorkshire-t do të  punojë krahas njësive të tjera të KFOR-it, në një ushtrim rutinor [në kuadër të] Trajnimit Operacional të Provave”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

“Qëllimi i ushtrimit është testimi i procedurave për vendosje të shpejtë të trupave shtesë dhe integrimit të tyre me misionin e KFOR-it”.

“Pas përfundimit të ushtrimit, kontingjenti do të rivendoset dhe rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet mes tjerash në njoftim.

KFOR=i ka thënë po ashtu që do të mundohet ta zbusë efektin në trafikun rrugor që mund të vijë si rezultat i lëvizjeve të personelit ushtarak në kuadër të këtyre ushtrimeve.

  

 

Komento: