Rezi kritikon Xhenetën pas kaosit të krijuar: Gjesti yt ishte i gabuar

20:37 | 30 October 2024

Rezi, Xheneta dhe Drenusha kanë diskutuar për kaosin e mbrëmshëm në BBVK.

Pas një përplasjeje me Xuxin, Xheneta hyri në dhomën e gjumit dhe goditi fort dy tenxhere, duke shkaktuar një ‘hallakamë’ mes banorëve.

Rezi, gjatë bisedës, i shprehu Xhenetës se veprimi i saj ishte i papërshtatshëm.

“Sepse gjesti yt ishte i gabuar. Këtu ka një rregull, kur fiket drita, do të thotë se është koha për të fjetur,” i tha ai.

Megjithatë, Xheneta e kundërshtoi, duke theksuar se nuk ishte penduar për veprimin e saj gjatë ditës.

Komento: