Rezoluta e PSD-së, dalin detaje të reja rreth votimit të se shtunës

13:23 | 17 December 2018

Të shtnën Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën e PSD-së për dialogun me Serbinë.

Rezoluta e PSD’së që ia mundësoi Shpend Ahmetit e Fatmir Limajt të bashkë kryesojnë dialogun me Serbinë, u miratua të shtunën pas shumë orë diskutimesh në Kuvend. Atë ditë madje, për të arritur votat e nevojshme pozita solli një deputete nga varrimi i vëllait të saj.

Por, dikush nga pozita nuk qe i pajtimit me atë që shkruhej në dokument. Express sjell ekskluzivisht emrat e atyre që votuan, abstenuan e munguan në seancë.

Deputetja e PDK’së Megjide Mjaku Topalli u prit për disa orë të shtunën për të dhënë votën e saj pro rezolutës së PSD’së për dialogun me Serbinë. Deputetja erdhi nga varrimi i vëllait të saj dhe dha votën e saj për.

Por, kolegia e saj nga partia, Flora Brovina nuk qe aq e bindur për këtë votë sa Topalli. Në këtë rezolutë sipas dokumentit që ka siguruar Express ajo ka abstenuar.

Njëjtë ka vepruar edhe kolegu nga pozita, deputeti i AKR’së Labinot Tahiri.

Ndërkaq, deputetja Duda Balje, nga grupi parlamentar 6 + nuk shkoi fare në seancë.

Projekt-rezoluta e propozuar nga Partia Socialedemokratike dhe NISMA Socialdemokrate mori të shtunën votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Nga 61 sa ishin në sallë, 59 votuar për dhe dy abstenuan, si në listën që ka siguruar Express.

Në këtë projekt-rezolutë thuhet se procesi i dialogut me Serbinë do të jetë i pranueshëm vetëm nëse përfundimi i tij do të rezultojë në: Njohje të ndërsjellë të shtetësisë nga palët e përfshira në Proces. Anëtarësim të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Zotim të verifikueshëm për përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës në BE dhe NATO.

Kështu, Shpend Ahmeti nga PSD dhe Fatmir Limaj nga NISMA do të jenë bashkëkryesues të dialogut, ndërsa anëtarë janë; Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga kabineti qeveritar, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Jagxhillar nga 6+, Dardan Gashi zëvendëskryeministër, një përfaqësues i shoqërisë civile emrin e të cilit do e tregohet emri më vonë, dy vendet e hapura për LDK-në dhe Vetëvendosjen do zëvendësohen momentalisht nga Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.

Komento: