Rezoluta në mbrojtje të çlirimtarëve, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ndërpret punimet

16:40 | 18 Shkurt 2026
rezoluta-ne-mbrojtje-te-clirimtareve,-kuvendi-i-maqedonise-se-veriut-nderpret-punimet

Seanca e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut është ndërprerë tek pika e 7-të e rendit të ditës.

Në këtë pikë ishte paraparë prezantimi dhe votimi i rezolutës për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes kësaj rezolute do të kërkohej respektimi i standardeve të procesit të rregullt ligjor në gjykimin ndërkombëtar.

Klan Kosova e ka siguruar dokumentin e rezolutës në fjalë.

Komento: