Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sipas rezultateve të deritanishme Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë dukshëm në këto zgjedhje, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Nga votat e numëruara Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në 4 prej komunave më të mëdha të Kosovës, ajo prin dukshëm në kryeqytet, shkruan ORAinfo.
Vetëvendosje ka marr hiq më pak se 37.02 për qind të votave në Prishtinë e pasuar nga LDK-ja me 32.74 për qind. Ndërsa në kryeqytet PDK-ja ka marr 15.30 për qind.
Po ashtu Vetëvendosje është duke prirë edhe në Prizren, ku edhe qeverisë me këtë komunë.
VV-ja në Prizren ka 26.86 për qind, PDK-ja 21,48 për qind, ndërsa LDK-ja 18.05 për qind.
Një befasi mjaftë e madhe është parë në qytetin e Gjakovës, bastion ky i AAK-së. Në këtë komunë VV-ja ka marr 34.05 për qind të votave, ndërsa LDK-ja 16.93 për qind, shkruan ORAinfo.
Njëjtë ka ndodhur edhe me Ferizajn, në ketë komunë VV-ja ka marr 34.55 për qind, ndërsa PDK-ja 25.42 për qind, e treta është LDK-ja me 24.50 për qind.
Ndryshe nga këto qytete në Mitrovicë është duke prirë Partia Demokratike e Kosovës me 34.56 për qind, e pasuar nga VV-ja me 33.71 për qind, ndërsa LDK-ja ka marr 29.95 për qind.
Kurse në komunën e Pejës është duke fituar Lidhja Demokratike e Kosovës me 32.47 për qind, VV-ja ka 21 për qind, ndërsa PDK-ja vetëm 9.82 për qind. /ORAinfo/