Rezultate të dobëta në fushë, Fenerbahçe merr këtë vendim për Mërgim Berishën

12:40 | 16 Shkurt 2022

Drejtuesit e Fenerbahçes planifikojnë të ndajnë rrugët me sulmuesin kosovar Mërgim Berisha në rast të një oferte, shkruajnë mediumet turke të mërkurën.

Te klubi turk nuk janë të kënaqur me kontributin e Berishës në fushë.

Ai ka shënuar tre gola në 25 ndeshje në Superligën e Turqisë.

Fenerbahçe e bleu Berishën vitin e kaluar nga Salzburgu për 5 milionë euro.

Ish-sulmuesi i U-21 të Gjermanisë me Fenerin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Komento: