Rezultatet e burrit milionerë, ja shuma marramendëse që Adelina shpenzoi për syza

17:48 | 19 February 2019

Këngëtarja e njohur shqiptare nga Shkupi, Adelina Tahiri është një nga këngëtarët më të komentuara nga publiku.

Kjo pasi ajo u martuar me milionerin nga Maqedonia, i cili me profesion është avokat.

Ajo është një nga më të njohurat, e cila që me paraqitjen e parë arriti të fitojë dashurinë e publikut.

Nga martesa me avokatin, Serjozha Markov e deri te lindja e djalit, Adelina pothuajse ka marrë vëmendjen e mediave, shkruan rtv21.

Krahas kësaj, Adelina komentohet edhe për veshjet e shtrenjta që posedon. Kësaj radhe, faqja e Instagramit “What they wearin” ka treguar se sa ka shpenzuar Adelina Tahiri për një outfit.

Syzet e saj të markës Roberto Cavalli kapin shifrën e 575 eurove, çanta e firmës LouisVuitton arrin shifrën 1 mijë e 110 euro, pantollat e lëkurës në vlerë mbi 19 euro dhe patikat e markës LouisVuitton arrijnë shifrën 580 euro.

Komento: