
Tottenham shkarkon menaxherin Santo
Tottenham ka njoftuar se ka shkarkuar menaxherin e deritashëm të klubit, Nuno Espirito Santo.
Portugezi u shkarkuar nga posti i menaxherit të Spurs vetëm katër muaj pasi u bë menaxher i klubit, i cili kishte nënshkruar kontratë dy-vjeçare në fund të qershorit.
“Klubi sot mund të njoftojë se Nuno Espírito Santo dhe stafi i tij stërvitor Ian Cathro, Rui Barbosa dhe Antonio Dias janë liruar nga detyrat e tyre.
“Fabio Paratici, Drejtori Menaxhues i Futbollit, tha: “Unë e di se sa shumë donin Nuno dhe stafi i tij stërvitor të arrinin sukses dhe më vjen keq që na është dashur të marrim këtë vendim.
“Nuno është një zotëri i vërtetë dhe do të jetë gjithmonë i mirëpritur këtu. Ne duam ta falënderojmë atë dhe stafin e tij stërvitor dhe t’i urojmë mirë për të ardhmen”, është thënë në komunikatën e faqes zyrtare të klubit londinez.

Pas 10 xhirove të para këtë sezon, Tottenham ka një bilanc prej pesë fitoreve e pesë barazimeve, duke qëndruar aktualisht në pozitën e tetë në tabelë me 15 pikë të mbledhura.
Spurs gjithashtu kanë shënuar një numër tejet të ulët të golave – nëntë, me vetëm Norwich që kanë realizuar më pak në këtë kampionat deri më tani.
Ndër emrat më të përfolur për të zëvendësuar Nunon, është tekniku italian, Antonio Conte.