Pioli bën gati valixhet: Trajneri i ri i Milanit transferon yllin e Interit.
Lajm bombastik, Milan ka gjetur trajnerin e ri.
Milan nuk e ka nisur aspak mirë vitin 2023. Rosonerët në pesë ndeshjet e fundit kanë pësuar dy humbje, kanë barazuar dy herë dhe kanë marrë vetëm një fitore.
Drejtuesit janë të shqetësuar me rezultatet e skuadrës dhe janë të gatshëm të transferojnë Nicolo Zaniolon për ta ndihmuar Piolin.
Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se drejtuesit Milanit e kanë piketuar trajnerin e ri në rast se Pioli nuk arrin ta mbrojë titullin.
Sipas Calcio Mercato, Rosonerët janë të gatshëm tia besojnë drejtimin e skuadrës trajnerit aktual të Brighton, Roberto De Zerbi.
Strategu italian po bën një punë të shkëlqyeshme te Brighton këtë sezon dhe ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve të Serie A.
Calcio Mercato, ka shkuar më tutje duke shkruar se në rast se De Zerbi merr drejtimin e Milanit, transferimi i parë i tij do të jetë mesfushori i Interit, Stefano Sensi.
Sensi është i huazuar te Monza, por Galliani nuk planifikon ta blejë kartonin e 27-vjeçarit.
Mesfushori 27-vjeçari shkëlqeu te Sassuolo gjatë kohës kur De Zerbi ishte trajner dhe ky i fundit synon transferimin e tij te Milani..