Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, pati një diskutim me të gjithë ekipin në seancën stërvitore të skuadrës këtë mëngjes, duke përfshirë trajnerin Christophe Galtier, në vazhdën e betejave të fundit të klubit brenda dhe jashtë fushës.
Galtier, në konferencën e tij për shyp sot, foli rreth kësaj dhe pranoi përgjegjësinë e tij.
“Unë kam pjesën time të përgjegjësisë, trajneri dhe stafi, lojtarët gjithashtu”, tha Galtier.
“Pyetja kishte të bënte me atë që ne bëjmë pasi të pranojmë përgjegjësinë tonë. Presidenti foli këtë mëngjes me të gjithë, jo vetëm me lojtarët. Natyrisht, ndjej se fjalimi i presidentit më shqetëson edhe mua. Kjo tregon se nuk mund të vazhdojmë kështu. Ishte një fjalim mjaft i qartë dhe i saktë për të gjithë, përfshirë edhe mua”, shtoi trajneri i PSG-së.
PSG vazhdon të jetë në presion në këto javët e fundit për shkak të një sërë paraqitjesh të dobëta në Ligue 1, pas eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve.
Fjalimi i Al-Khelaifi thuhet se ishte një përpjekje për të mbledhur ekipin dhe për të adresuar çështjet që i kanë penguar ata.
Parisienët janë liderë në tabelë me 66 pikë, gjashtë më shumë se Lens dhe Marsielle, që ndajnë pozitat dy dhe tre.
Kampioni në fuqi francez ndeshjen e radhës e luan nesër mbrëma, në udhëtim kundër Nice.