Votat ende po vazhdojnë të numërohen.
Kimisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sapo ka publikuar të dhënat e fundit të numërimit të votave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sapo ka përditësuar të dhënat e fundit në ueb faqen zyrtare.
Sipas këtyre të dhënave, shihet se akoma është garë e ngushtë në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Momentalisht Lëvizja Vetëvendosje ka 200 mijë e 454 vota apo 25.55 për qind.
Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka 195 mijë e 96 vota apo 24.87 për qind.
Në bazë të këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka 5 mijë e 358 vota më shumë se LDK-ja.
Theksojmë se akoma nuk janë numëruar votat me kusht, me postë dhe votat e personave me aftësi të kufizuara.