Rezultatet e para nga KQZ pas mbylljes së vendvotimeve

20:35 | 07 Qershor 2026
rezultatet-e-para-nga-kqz-pas-mbylljes-se-vendvotimeve

Pas mbylljes së vendvotimeve, kanë nisur të publikohen rezultatet e para preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të para të publikuara nga KQZ-ja, eezultatet preliminare janë si më poshtë:

  • Lëvizja Vetëvendosje – 49.34% (3,071 vota)
  • Partia Demokratike e Kosovës – 20.98% (1,793 vota)
  • Lidhja Demokratike e Kosovës – 13.57% (1,326 vota)
  • Srpska Lista – 4.81% (883 vota)
  • Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 5.66% (592 vota)
  • Koalicija Vakat – 0.44% (301 vota)

Megjithatë, bëhet fjalë për një numër shumë të vogël votash të procesuara në këtë fazë të hershme të numërimit, andaj këto rezultate nuk konsiderohen tregues përfundimtarë të rezultatit zgjedhor në nivel vendi.

Procesi i numërimit po vazhdon në të gjitha qendrat e votimit, ndërsa KQZ-ja pritet të përditësojë vazhdimisht rezultatet gjatë orëve në vijim.

Komento: