Rezultatet e para të Zidane në Real Madrid

08:20 | 30 Mars 2019

Efekti i Zinedine Zidane te Real Madrid po shihet menjëherë dhe Marcelo konfirmuar se dëshiron të vazhdojë me klubin.

Marcelo ka ndërruar mendje, dëshiron të vazhdojë karrierën te Real Madridi.

Pak javë më parë, Marcelo shihej me një këmbë jashtë Real Madridit, kjo u vërtetua kur mbrojtësi brazilian nuk startoi në tri ndeshje brenda shtatë ditëve, çka bëri që Los Blancos do të mbeten jashtë çdo gare brenda një jave, raporton Gazeta Express.

Marcelo duket se kishte probleme me Santiago Solarin dhe për këtë, e kërkonte Cristiano Ronaldo te Juventusi.

Por, kthimi i Zinedine Zidane për Madridin është sikur të kishin fituar trofe, ndërsa për Marcelon shpresë, dhe për këtë, sipas AS, kapiteni i dytë i Los Blancos ka vendosur që të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

30-vjeçari është pjesë e Realit që nga viti 2006. Ai ka bërë 478 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 36 gola.

Marcelo ka fituar shumë trofe me Realin, veçuar katër tituj të UEFA Champions League.

Komento: