Rezultatet e përmbledhura: Vetëvendosje me 50% të votave

17:26 | 03 Janar 2026
Rezultatet e përmbledhura: Vetëvendosje me 50% të votave

Është procesuar numërimi i votave në nivel vendi nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 50.00 për qind, apo 447,179 vota të fituara.

E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës, me 20.76 për qind ose 185,689 vota.

Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka siguruar 13.44 për qind, ose 120,182 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 5.57 për qind apo 49,856 vota, ndërsa e pesta është Lista Serbe me 4.70 për qind, ose 42,015 vota.

Këto rezultate përfshijnë edhe votat e numëruara nga përfaqësitë diplomatike, ndërkohë që ende mbetet të bëhet numërimi i votave me postë, atyre me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Bazuar në skenarin aktual të shpërndarjes së mandateve, Lëvizja Vetëvendosje pritet të sigurojë 56 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës pritet të fitojë 23 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës rreth 15 ulëse, ndërsa AAK pritet të ketë 6 deputetë në legjislaturën e re.

Komento: