Rezultatet jozyrtare nga zgjedhjet në Bosnjë: Komshiq kryeson, Izetbegoviq po humbë

23:42 | 02 Tetor 2022

Dalin rezultate jozyrtare të zgjedhjeve në Bosnjë.

Qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës kanë votuar të dielën e 2 tetorit dhe tashmë kanë dalë rezultatet preliminare.

Pushteti në Bosnjë ndahet në tri pjesë, të komunitetit boshnjak, serb dhe kroat. Në zgjedhjet për presidencën boshnjake që ka tre anëtarë po prijnë

Zheljko Cvijanoviq si kandidat i popullit serb, Denis Beqiroviq nga populli boshnjak dhe Zheljko Komshiq nga populli kroat, ka raportuar N1, transmeton Express.

Por në krye të rezultateve nuk shihet të jetë Milorad Dodik, një politikan serb i lidhur me Kremlinin dhe sanksionuar nga SHBA-ja, që bën thirrje që Serbia t’i kthehet “trashëgimisë së Lazarit”, i mveshur nën petkun e tashmë konceptit “Bota Serbe”.

Janë rreth 40 për qind të votave të numëruara dhe diferenca mes Triviqit dhe Dodikut është nga 13.000 deri në 14.000 vota. Megjithatë, SNDS e Dodikut thonë se pikërisht ai është duke udhëhequr me 60 përqind të votave.

Por, as nga populli boshnjak nuk shihet se po fiton Bakir Izetbegoviq, i biri i Presidentit të parë të Bosnjes.

Këto zgjedhje në Bosnje janë të një rëndësie të madhe, pasi vendi po kërcënohet nga Beogradi, krejt kjo në kuadër të konceptit “Bota Serbe” të cilën e prezantojnë Vuçiq dhe Dodik.

Komento: