Savannah Chrisley, 21 vjeçare njihet si pjesë e emisionit të njohur televiziv amerikan ‘Chrisley Knows Best’.
Bukuroshja nga Atlanta, duket se ka mbajtur një regjim të rreptë të ushqimit, për të qenë gati për sezonin e plazhit, shkruan DailyMail, transmeton IndeksOnline.
Gjatë xhirimeve në South Beach në Malibu këtë javë, nuk ka lënë pa u vërejtur format e saj të shfaqura me anë të disa fotografive të realizuara me rroba banjo të zeza.
Duke shprehur angazhimin e madh për emisionin televiziv, duket se ajo nuk po gjenë kohë të mjaftueshme për shtëpi, derisa Savannah ka shtuar: “Ju nuk jeni në shtëpi për darkë, dhe ju nuk mund të jeni në shtëpi deri në orën 9 ose 10, kështu që South Beach ka qenë e mrekullueshme.
“Unë mendoj se kjo është pjesa më e mirë. Ju jo vetëm që shihni një ndryshim; ju ndjeni një ndryshim. Dhe ky ishte qëllimi im. ‘ : ka shtuar bukuroshja, e cila duket e kënaqur me rezultatet që ka arritur për një dukje të tillë.