Kosova – Greqia, rezultati dhe statistikat pas 45 minutave lojë në ‘Fadil Vokrri’.
Është mbyllur pjesa e parë në “Fadil Vokrri”, ku Dardanët po humbasin 0-1.
Kosova është duke u mposhtur 0-1 nga Greqia në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, që po zhvillohet në Prishtinë, në stadiumin Fadil Vokrri.
Kosova është befasuar që në minutën e dytë nga Greqia.
Dardanët pranuan gol ende pa nisur mirë takimi, D. Dimitrios Limnios shfrytëzoinjë top të kthyer nga kapiteni Samir Ujkani, për ta dërguar atë në rrjetë në tentimin e dytë.
Më pas, Kosova nisi të marrë kontrollin dhe brenda 45 minutave rasti më i mirë erdhi në minutën e 11’ me anë të Arbër Zenelit, por 10-shi i Kosovës çuditërisht gaboi.
Bernard Challandes do të ndërrojë diçka në pjesën e dytë, për të marrë diçka më shumë nga ky takim.