Rezultati i fundit në Prishtinë: Arben Vitia dhe Përparim Rama në balotazh

00:07 | 18 Tetor 2021

Rezultati i fundit në Prishtinë.

Nga përditësimi i rezultateve në Prishtinë, para pak minutash, Arben Vitia i Lëvizjës Vetëvendosje del të ketë marrë 20.968 vota, që i bje 42.30 për qind të votave.

Përparim Rama i LDK-së pritet të jetë kundërkandidati i Vitisë në balotazh. Ai ka marrë 21.440 vota deri tash, ose 29.29 për qind.

I treti është Uran Ismaili i PDK-së me 15.871 vota, apo 21.68 për qind.

Deri pak para mesnatës, janë përpunuar 166.785 vota nga 195.978 vota.

Komento: