Lojtari i skuadrës së Interit rezultoi pozitiv në testin për koronavirus.
Alessandro Bastoni është kthyer në stërvitjet e Inter.
Mbrojtësi italian, Alessandro Bastoni është kthyer sot në stërvitjet e Inter, pasi është rikuperuar nga Covid-19.
Mbrojtësi do të jetë i gatshëm për lojë ndaj Borussia Monchengladbach këtë mesjavë, nëse Antonio Conte i beson atij minutat.
Bastoni ka testuar pozitiv sa ishte i grumbulluar me Italinë U21, më herët gjatë këtij muaji.
Duke parë problemet në mbrojtjen e Inter, të cilat Contes i kushtuan edhe në ndeshjen kundër Milan, atëherë Bastoni mund të kthehet menjëherë në pozitën e titullarit.
Në anën tjetër, tek Inter mbesin edhe disa lojtarë të infektuar, siç janë Roberto Gagliardini, Ionut Radu dhe Ashley Young.