Xherdan Shaqiri kishte rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Xherdan Shaqiri do të udhëtojë për në Spanjë për ndeshjet e Kombëtares zvicerane në Ligën e Kombeve pasi ka rezultuar negativ në testin për Covid-19.
Mesfushori 28-vjeçar i Liverpoolit ka qenë në vetizolim së bashku me bashkëkombësin e tij Manuel Akanji, pasi kishin rezultuar pozitiv të mërkurën para miqësores kundër Kroacisë.
Pas ndeshjes kundër Spanjës në Madrid të shtunën, Zvicra do të takohet edhe me Gjermaninë në Koln më 13 tetor.
“Manuel Akanji është në izolim por nuk ka simptoma të shfaqura. Të gjithë lojtarët dhe pjesëtarët e Kombëtares kanë udhëtuar drejt Spanjës mëngjesin e ditës se sotme,” njoftoi Federata Zvicerane e Futbollit.
Shaqiri ishte lojtari i tretë i skuadrës së Liverpoolit që ka rezultuar pozitiv në më pak se një javë, pas Thiago Alcantara dhe Sadio Mane.
Zvicerani këtë sezon ka luajtur vetëm një ndeshje, në Carabao Cup më 24 shtator por ende nuk e ka bërë ndonjë paraqitje në Premierligë këtë sezon.