Presidenti i Napolit rezulton pozitiv me koronavirus.
Napoli ka konfirmuar se presidenti Aurelio De Laurentiis është infektuar me koronavirus.
Aurelio De Laurentiis është pozitiv për COVID-19.
Napoli ka konfirmuar se presidenti i saj është infektuar me koronavirus, transmeton lajmi.net.
“Napoli komunikon se presidenti Aurelio De Laurentiis ka rezultuar pozitiv për COVID-19”, thuhet në njoftimin e klubit.
Aktualisht, rezultati pozitiv i tij në test ka alarmuar të gjithë presidentët e klubeve tjera nga Serie A pasi De Laurentiis një ditë më parë mori pjesë në mbledhjen e asamblesë së Ligës, madje pa bartur maskë mbrojtëse.