Ribery merr super-lajm

18:42 | 05 Tetor 2019

Franck Ribery është emëruar Lojtari më i mirë i Serie A për muajin Shtator pas një fillimi të shkëlqyer në karrierën e tij në Fiorentina.

Ish-ylli i Francës u transferua në Firence nga Bayern Munich si një agjent i lirë dhe ka marrë pak kohë për tu përshtatur me futbollin italian, përcjell ORAinfo.

Pasi debutoi kundër Napolit në Gusht, anësori Ribery shënoi golin e parë me Fiorentina me një gjuajtje të gjykuar mirë në një barazim 2-2 në Atalanta më 22 shtator.

Ribery, bëri pesë paraqitje në total në Shtator, duke ndihmuar Fiorentina të përfundonte muajin në pozitën e 10.

Vincenzo Montella do të shpresojë që ish njeriu i Marsejës të vazhdojë formën e tij të shkëlqyeshme./ORAinfo/

Komento: