Ribery merr vendimin e papritur për të ardhmen

18:26 | 07 October 2022

Franck Ribery pritet që të pensionohet nga futbolli.

Sipas “La Gazzeta dello Sport”, francezi do të njoftojë javën e ardhshme për vendimin e tij gjatë.

Ribery është përballur me një problem në gju që nga fillimi i sezonit dhe duket se lëndimi e ka shtyrë drejt vendimit për tërheqje nga futbolli.

Ai luajti vetëm 36 minuta në ndeshjen hapëse të sezonit në Serie A, kundër Romës , por nuk ishte në gjendje të paraqitej përsëri për Salernitanan.

Ish-reprezentuesi i Francës pritet të njoftojë për pensionimin e tij gjatë një konference për media javën e ardhshme, ku pritet të paraqitet me presidentin e klubit, Danilo Iervolino.

Nëse 39-vjeçari del në pension, ai mund të mbetet ende në klub, duke u bërë “ambasadori” i tyre në botë.

Francezi, i cili numëron trofe të shumtë të fituar gjatë karrierës së tij, pjesën më të madhe e kaloi te Bayern Munichi.

Pas 12 vjetëve në “Allianz Arena”, Ribery luajti te Fiorentina për dy sezone (2019/20 dhe 2020/21). Ai në verën e vitit të kaluar iu bashkua Salernitanas.

Komento: