Richard Grenell demanton ‘The New York Times’: Trump nuk do të takohet me Vuçiqin

08:52 | 24 Qershor 2020

Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka demantuar raportimet e gazetës prestigjioze “The New York Times”, se presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet veçanërisht me presidentin serb, Aleksandar Vuciq.

Grenell përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se mediumi në fjalë është detyruar të përmirësojë informacionet e tyre për këtë çështje.

Madje ai ka shtuar se “The New York Times”, nuk ka kërkuar as përgjigje nga ai, që është vet negociatori.

“NYT është e detyruar të përmirësojë informacionet e tyre bazike për shkrimin e tyre rreth Kosovës dhe Serbisë, dhe më pas e shkruajnë gabim pozitën time në këtë përmirësim. Nuk jam i befasuar, sepse ata shkruajnë por kurrë nuk kanë folur me mua, negociatorin e vërtetë”, ka shkruar Grenell.

Komento: