Richard Grenell do ta takoj nesër edhe Isa Mustafën

19:10 | 22 January 2020

I deguari special i Donald Trump, Richard Grenell do të qëndroj sot dhe nesër në Kosovë.

Ai sonte pritet të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Genell nesër do ta takojë edhe liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.
Takimi i tyre do të zhvillohet nga ora 11:30.

Grenell vie në Kosovë pikërisht në ditët kur nuk dihet nëse VV dhe LDK do të arrijnë të lidhin koalicionin e tyre bashkëqeverisës gjatë ditëve në vijim, teksa liderit të VV-së, Albin Kurti ligjërisht i kanë mbetur edhe 13 ditë në dispozicion për të propozuar kabinetin qeveritar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për votim dhe formim të Qeverisë.

Komento:
loading