Richard Grenell dyshon se për Biden votuan edhe të vdekurit

18:07 | 04 November 2020

Grenell dyshon se për Biden votuan edhe të vdekurit.

Emisari i Donald Trumpit, Richard Grenell ka kontestuar votat për kandidatin demokrat Joe Biden, raporton Gazeta Express.

Grenell ka shkruar në Twitter se duhet të shikohen vendbanimet e votuesve për t’u siguruar se njerëzit e vdekur nuk kanë votuar.

“Njerëzit e meritojnë ta dijnë nëse të gjitha votat janë të ligjshme. Shikoni në vendbanimet e votuesve. Sigurohuni që njerëzit e vdekur nuk kanë votuar mrekullisht. Verifikoni nëse votat janë të ligjshme”, ka shkruar Grenell.

Komento: