Ish i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka zgjedhur Shqipërinë për të pushuar këtë fillim-gushti.
Ai po qëndron në jug të vendit, saktësisht në Jalë nga ku tashmë disa herë ka ndarë pamje në llogarinë e tij në Instagram.
Grenell edhe mëngjesin e sotëm ka publikuar një fotografi me partnerin e tij Matt Lashey duke pirë kafen e mëngjesit dhe duke promovuar bregdetin shqiptar.
Kujtojmë se Grenell erdhi në Shqipëri pak ditë më parë ku u takua me kryeministrin Edi Rama si dhe me presidentin Ilir Meta.