Richarlison nuk e mohon ëndrrën për të luajtur për Real Madridin
Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Richarlison pranon se interesimi i Real Madridit ka bërë që ai ta kthejë kokën dhe nuk e mohon ëndrrën për të luajtur me Los Blancos.
Braziliani është në detyrë ndërkombëtare dhe ka folur për situatën e tij në klubin e Londrës së Veriut.
Richarlison dështoi gjatë sezonit të tij të parë me Spurs, duke shënuar vetëm një gol në Ligën Premier gjatë gjithë sezonit.
Megjithatë, 26-vjeçari është lidhur me Real Madridin dhe nuk e ka mohuar dëshirën për të luajtur me klubin mbretëror.
“Lidhjet me Real Madridin? Sigurisht, çdo lojtar dëshiron të veshë fanellën e Real Madridit”, u tha fillimisht Richarlison gazetarëve.
“Është klubi më i madh në botë, por unë kam një klub, një kontratë, duhet të dëshmoj pse më blenë për një çmim të lartë”.
“Por, çdo lojtar ëndërron të luajë për Real Madridin”, përfundoi braziliani.