Richarlison merr vendim të prerë për të ardhmen

22:01 | 17 Maj 2022

Sulmuesi i Evertonit, Richarlison, ka treguar se dëshiron të largohet nga klubi në afatin kalimtar të ardhshëm.

Braziliani ka arritur të shënojë nëntë gola dhe të regjistrojë pesë asistime në 29 paraqitje në Premier League deri më tani këtë sezon, pavarësisht përpjekjeve të Evertonit për mbijetesë, përcjell ORAinfo.

Kontributi i fundit nga këto gola erdhi në humbjen 3-2 ndaj Brentford të dielën, në të cilën 25-vjeçari dha një asist për Dominic Calvert-Lewin dhe shënoi një penallti në pjesën e dytë.

Humbja ndaj bletëve i lë Toffees vetëm dy pikë mbi zonën e rënies me dy ndeshje për të luajtur, dhe Goal raporton se si rezultat i betejave të skuadrës së tij këtë sezon, Richarlison po kërkon të largohet nga Goodison Park këtë verë./ORAinfo/

Komento: