Ridvan Berisha ftohet për intervistim në Polici rreth RTK’së

20:34 | 19 Tetor 2022

Ish-gazetari i RTK’së, Ridvan Berisha, ka thënë se është ftuar për intervistim nga Policia e Kosovës, rreth RTK’së.

“Nesër në ora 9:00, do të intervistohem (nuk e di në çfarë cilësie) nga policia, nuk di shumë hollësi. E di një gjo, që asnjëherë për 21 vjet që isha në RTK, nuk kam pasur të drejt të nënshkruaj kontrata me askë, për asgjë!”, ka shkruar Berisha.

Ai e ka lidhur këtë ftesë me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se s’mund t’ia ndalin gojën.

Ka drejtuar akuza edhe ndaj Drejtorit të RTK’së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Postimi i plotë:

Nesër në ora 9:00, do të intervistohem (nuk e di në çfarë cilësie) nga policia, nuk di shumë hollësi. E di një gjo, që asnjëherë për 21 vjet që isha në RTK, nuk kam pasur të drejt të nënshkruaj kontrata me askë, për asgjë!

Shkumbin Ahmetxhekaj nuk ia ke arritur të më shantazhosh për sa kohë që ishe U.D. Tash, përballu, mos ik si tizarë që je, trego si i konsumove veprat penale (Hollesitë, përse, do r’i shihni të faktuara në ditët në vijim në mediumin që e menaxhoj), kush ndikoi, kush ishte një person i njohur publik, që ju e përdorët, për të ndikuar te prokuroria, që ndaj jush të mos konfirmohet aktakuza për keqpërdorim…! Do të flasim me e mbiemra…!

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, pushtetin e keni, edhe ‘zallogat’ po, bash në krye të RTK-së, gojën nuk mund të ma ndalni, për asnjë çmim!

Komento: