Rifat Jashari nuk ia zgjatë Thaçin, shikoni si e injoron atë

14:06 | 17 February 2019

Sot Kosova feston 11 vjetorin e Pavarësisë së saj.

Para nisjes së parakalimit të trupave të FSK’së, pranë Teatrit Kombëtar në Prishtinë u mblodhën krerët shtetërorë dhe mysafirë specialë për 11 vjetorin e Pavarësisë.

Pjesëmarrës në organizimin solemn ishte edhe vëllai i komandantit Adem Jashari, Rifati.

Të ekspozuar në sheshin kryesor të gjithë të ftuarit, mënyra se si po silleshin me njëri-tjetrin, fliste për raportet e tyre.

Ai hyri në skenën e pritjes i shoqëruar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa kur përshëndeti disa nga të ftuarit, e kaloi një injorim të plotë presidentin Thaçi.

Ndryshe, për disa vjet, familja Jashari nuk e kanë pranuar presidentin Thaçi në kullën e tyre në Prekaz.

Komento: