Rifat Latifi flet për herë të parë pas dorëheqjes.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se vendimi për dorëheqje ka qenë një prej vendimeve më të vështira të jetës së tij. Kështu ka shkruar ai në një letër në të cilën ka listuar punën që ka bërë dhe defektet që ka evidentuar në Ministri Express.
Latifi ka thënë se dorëheqjen e ka dhënë pas shumë reflektimesh në muajt e fundit sa ka qenë ministër, derisa ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.
“Siç është bërë e njohur tashmë, me datë 6 tetor 2022, me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit, dhashë dorëheqje nga Ministria e Shëndetësisë, ku shërbeva per 10 muaj e gjysmë si Ministër. Ky ka qenë vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë në jetën time.Ju falënderojë shumë për përkrahjen tuaj të vazhdueshme, besimin tuaj, se ne mund ta rindërtojmë, zhvillojmë, dhe transformojmë shëndetësinë e Kosovës”, ka shkruar Latifi.
“Për çdo minutë të kësaj kohe, unë kam pasur nderin dhe përgjegjësinë më të madhe që dikush mund ta ketë. Për më tepër, gjatë kësaj kohe unë nuk kam bërë vetëm punën e Ministrit, ngase këtë kurrë nuk e kam marrë si punë, por si pasionin dhe përgjegjësinë më të madhe që kam pasur ndonjëherë”, ka shtuar tutje.
Ai ak thënë se edhe pse s’do të jetë ministër i Shëndetësisë do të mbetet ambasadori i Kosovës për të avancuar shëndetësinë dhe se s’do të ndalet së punuari drejt një synimi të tillë.
“Por, dua të ju siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës dhe gjithë diasporën shqiptare kudo që jetojnë në botë, se ndonëse nuk do të jem më Ministër i Shëndetësisë së Kosovës, do të mbetem ambasadori i saj më këmbëngulës për avancimin e shëndetësisë së Kosovës, dhe kurrë nuk do të ndalem së punuari për Kosovën dhe për shëndetësinë e Kosovës dhe për rimëkëmbjen dhe modernizimin e këtij sektori shumë të injoruar dhe vulnerabël. Kështu, ka qenë qysh nga viti 1985 kur jam shpërngulur në SHBA, e kështu do të jetë derisa nuk e marrë frymën e fundit në këtë botë”, ka shkruar Latifi.