Rifillimi i bllokadës, më pak anije po kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit

15:20 | 16 Korrik 2026
rifillimi-i-bllokades,-me-pak-anije-po-kalojne-neper-ngushticen-e-hormuzit

Më pak anije udhëtuan nëpër Ngushticën e Hormuzit ditën e parë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës rivendosën bllokadën detare në portet iraniane, sipas të dhënave të transportit detar.

Të dhënat tregojnë se 10 anije kaluan dje nëpër ujërat e kontrolluara nga Irani, raporton Sky News.

Dy anije të tjera përdorën rrugën e njohur ndërkombëtarisht të Omanit në jug, dhe një anije përdori një rrugë të panjohur.

Kalimet në Ngushticën e Hormuzit kanë rënë për 59 për qind javën e kaluar.

Komento: