Rifillon seanca për mocionin kundër Abazoviqit

21:31 | 19 August 2022

Ka filluar sërish seanca ku pritet të votohet për moscionin ndaj Qeverisë në Mal të Zi.

Pas një pauze gati katër-orëshe, ka filluar seanca në të cilën pritet të votohet mocioni ndaj kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Andrija Mandiq (DF) tha se deputetët sapo kanë marrë iniciativën për rikrijimin e Qeverisë nga Asambleja e Përgjithshme e URA dhe CIVIS.

“Është një dokument në të cilin nuk na pëlqen i tëri. Por për sa i përket DF-së, deputetët tanë janë gati dhe mund ta nënshkruajnë menjëherë”, deklaroi ai.t.

Komento: