Rifillon testimi i vaksinës kundër koronavirusit në Britani

20:07 | 12 Shtator 2020

Britania rifillon testet e vaksinës kundër Covid-19.

Testimet të vaksinës eksperimentale AstraZeneca Covid-19 kanë rifilluar në Mbretërinë e Bashkuar pasi Autoriteti Rregullator i Barnave vendosi se ishte e sigurt të vazhdohej.

Provat u ndaluan këtë javë pas shfaqjes së një sëmundje të pashpjegueshme tek një një prej vullnetarëve.

Sidoqoftë, autoritetet shëndetësore britanike, pasi përfunduan hetimin e tyre për këtë çështje, arritën në përfundimin se ishte e sigurt të vazhdonin testet.

Kompania sqaroi se nuk do të zbulojë ndonjë informacion tjetër mjekësor mbi këtë rast. Të gjithë studiuesit dhe pjesëmarrësit do të informohen për këtë zhvillim.

Komento: