Rihanna ia ‘vjedh’ stilin Adelina Ismajlit

15:46 | 21 Tetor 2019

Adelina Ismaili para Rihannas në stil.

Adelina Ismaili ka postuar një krahasim mes saj dhe këngëtares e cila njihet botërisht për dukjen e saj dhe stilin gjithmonë një hap para tjerëve.

Këngëtarja Adelina Ismaili tregon edhe një herë se është ndër artistet më me stil në estradën tonë.

Ajo gjithmonë ka guxuar të rrezikojë në veshje dhe të shfaqet në dukje që për kohën ishin risi në skenën tonë, që nga mosha shumë e re, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa tani ajo është një hap para artistet që në botë njihet për stilin e saj të veçantë, për të cilin lavdërohet e madje ka fituar edhe çmime.

Bëhet fjalë për Rihanna-n, këngëtarja e cila së fundi e ka lënë edhe muzikën anash për t’u marrë me brendin e saj të rrobave unike të brendshme.

Rihanna së fundi është fotografuar në një fustan të shkurtër të zi prej lëkurem, në të cilin duket shumë tërheqëse.

Megjithatë, pikërish në fustan të ngjajshëm Adelina është shfaqur para shumë muajve.

Këngëtarja ka potuar të dy fotografitë, me muajt përkatës kur i kanë veshur, që dëshmon se ajo ishte e para.

Në një mënyrë, Adelina dhe Rihanna janë mjaft të ngjajme për efektin që kanë në industritë përkatëse muzikore ku kanë zhvilluar karrierën.

Të dyja kanë shumë hite dhe njihen si femra që gjithmonë kanë rreziuar në stil dhe nuk kanë nguruar të shfaqin trupin dhe të jenë rehat me format e tyre.

Komento: