Rihapen për qarkullim rrugët rreth objektit të Komunës së Prishtinës që i ra kulmi

15:31 | 21 Janar 2024
rihapen-per-qarkullim-rruget-rreth-objektit-te-komunes-se-prishtines-qe-i-ra-kulmi

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rrugët e mbyllura në lagjen “Arbëria” në kryeqytet pasi era e rrëzoi kulmin e objektit të kësaj komune para tri ditësh, janë rihapur për qarkullim.

Por Komuna thotë se është i ndaluar rreptësisht parkimi i veturave në parkingun e këtij objekti dhe përreth tij.

Komuna tha se aktualisht po punohet në kulmin e këtij objekti.

“Të nderuar qytetarë, Rrugët “Radovan Zagoviq” dhe “Nora e Hotit” në lagjen “Arbëria” janë hapur për qarkullim, por ndalohet rreptësisht parkimi i veturave në parkingun e objektit të Kryeqytetit dhe rreth saj. Aktualisht është duke u intervenuar në kulmin e këtij objekti”, njoftoi Komuna në Facebook.

Një 23-vjeçare ka mbetur e lënduar rëndë nga rënia e kulmit. Meteorologët thanë se era s’ishte aq e fuqishme për të shkaktuar dëme të tilla.

Komento: