Sonte e gjithë vëmendja do të jetë te ndeshjet e Ligës së Kampionëve
Pas një pushimi të gjatë rikthehet në fazën çerekfinale kompeticioni më i madh i futbollit europian, Liga e Kampionëve.
Mbrëmjen e kësaj të marte zbresin në fushë ekipe me traditë dhe pretendentë për t’i shkuar garës deri në fund.
Liverpuli do të presë në shtëpi “Anfield”, portugezët e Porto në një sfidë shumë delikate. Për të mos t’u humbur është edhe derbi anglez mes Totenhamit dhe Mançester City në Londër.
Skuadra portugeze kuotohet si më e lehta për t’u mposhtur po të shikosh rivalët e tjerë, por nëse ndalemi të shohim historinë e këtij ekipi dhe ecurinë këtë sezon është për t’u pasur frikë. Ndeshja do të startojë prej orës 21:00 të mbrëmjes dhe pritet të shohim spektakël dhe shumë gola, pasi të dyja ekipet janë sulmuese dhe luajnë hapur e shumë shpejt.
Rruga e Pep Guardiolës për të fituar të gjitha trofetë e mundshëm, ashtu siç asnjë trajner në Premier League nuk ka bërë kalon nga stadium më i mirë dhe i ri në botë.
Në kampionati Siti e ka mposhtur Totenhamin, por këta të fundit pasi kanë hyrë në stadiumin e ri, duket se tashmë kanë një marsh më shumë. Nga raportimet e medieve britanike për të dyja skuadrat nuk mungesa të rëndësishme për këtë sfidë dhe të dyja do të zbresin në fushë me ekipet më të mira.