Rikthehen kolonat e gjata, ja sa orë po presin mërgimtarët në pikat kufitare – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rikthehen kolonat e gjata, ja sa orë po presin mërgimtarët në pikat kufitare

23:03 | 21 Dhjetor 2019

Në pikat kufitare janë kthyer kolonat e gjata.

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë për festat e fundvitit veç se ka nisur të shkaktojë problemet e para në kufi.

Duke qenë se aty ka fluks më të madh të personave, tanimë kanë filluar kolonat dhe pritjet e gjata, kryesisht në kufi mes Kosovës e Serbisë, shkruan lajmi.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës për Menaxhim Kufitar që funksionin në kuadër të MPB-së, kolonat më të gjata janë në Jarinje.

Aty mërgimtarëve po u duhet të presin deri në dy orë e gjysmë për të hyrë në Kosovë.

Edhe në Merdare, aktualisht pritjet janë deri në dy orë. Pritje njëorëshe ka edhe në Muçibabë.

Komento: