Rikthehen kolonat e gjata në Merdare – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rikthehen kolonat e gjata në Merdare

00:01 | 20 Dhjetor 2019

Janë rikthyer kolonat e gjata në kufi.

Deri në 2 orë e 30 minuta janë pritjet për të hyrë në Kosovë përmes kufirit në Merdare.

Kjo është bërë e ditur nga Qendra për Menaxhim Kufitar.

Ndërkaq për të dalë, nga e njëjta pikë kufitare, nevojiten 20 deri në 40 minuta.

Me pritje të tilla madje edhe me të gjata, në të njëjtën pikë, janë përballur qytetarët në muajt e verës.

Pritjet kanë shkuar në më shumë se 7 orë për të dalë nga Kosova.

Komento: