Rikthehen Messi e De Jong, Barça synon fitore ndaj Osasunës me këtë formacion

13:35 | 29 Nëntor 2020

Messi e De Jong riktheen në formacionin e Barcelonës.

Barcelona do të kërkojë ta rigjejë rrugën e fitores dhe ta lërë prapa formën e dobët në La Liga, kur të takohet me Osasuën sot në Camp Nou.

Lionel Messi dhe Frenkie de Jong, të cilët u pushuan në fitoren e mesjavës kundër Dynamo Kiev në Ligën e Kampionëve, janë rikthyer në formacionin startues të trajnerit Ronald Koeman.

Takimi i javës së 10-të mes Barçës dhe Osasunës nis në orën 14:00.

Skuadra e Koeman është në formë të tmerrshme në ligë, pasi renditet në vendin e 14-të dhe i ka pësuar tri humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Për më tepër, Barça ngel 12 pikë prapa liderëve Real Sociedad dhe Atletico Madrid, por e ka një ndeshje më pak të zhvilluar se kjo e fundit.

Osasuna, që ndodhet një pozitë më poshtë se Barcelona më pikë të njëjta, po kalon nëpër formë të dobët po ashtu, pasi e ka fituar vetëm një prej pesë ndeshjeve të fundit, duke i humbur dy dhe duke barazuar në dy të tjera.

Barca nuk do të mundë të llogarisë në Gerard Pique, Ansu Fati, Sergi Roberto dhe Samuel Umtiti në këtë ndeshje.

Komento: