Rikthehet ankthi, rritje shqetësuese e numrit të viktimave nga koronavirusi në këtë shtet

19:59 | 27 Maj 2020

Ka ndodhur një rritje shqetësuese e numrit të viktimave nga koronavirusi në këtë shtet.

Rikthehet ankthi në Itali pas disa ditësh shifrash në ulje nga pandemia e koronavirusit.

Pas 78 viktimash në ditën paraardhëse, në 24 orët e fundit Emergjencat Civile raportojnë 117 humbje të tjera jete nga virusi vdekjeprurës që deri në këto momente iu ka marrë jetën mbi 33 mijë personave.

Rritje ka pësuar dhe numri i të infektuarve të rinj ku u shtuan dhe 584 persona të tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve vijon të jetë në Lombardi.

Komento: