Rikthehet Arbër Zeneli

18:15 | 22 Shkurt 2020

Arbër Zeneli më në fund është kthyer pas lëndimit që e kishte lënë jashtë fushës për disa muaj.

Zeneli është aktivizuar sot me skuadrën e rezervave të Reims, ku ka pasur 45 minuta në dispozicion.

Anësori kosovar është paraqitur në ndeshjen kundër Schiltigheim. Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë private të rrjetit social‘Instagram’.

Ai do të rikthehet edhe në ndeshjen e kombëtares së Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut.

Komento: