Rikthehet bora në vendin tonë

08:18 | 25 Dhjetor 2018

Mot i ndyshushëm na pret gjatë kësaj jave.

Në fillim të javës me shi, nga e marta më ftohtë, mundësi edhe për borë

Pas motit të butë që mbizotëroi në fundjavë, me temperatura maksimale që vende-vende arritën edhe në 13C deri 15C, në fillim të javës pritet të depërtojë nga veriu i kontnentit, një front i ftohtë që do të sjellë vranësira, erëra të fuqishme dhe të reshura, që ditën e hënë do të fillojnë me shi, e më vonë gjatë natës dhe nga dita e martë me mundësi edhe për reshje bore.

Nga dita e martë, po ashtu pritet të mbajë mot më i ftohtë.Në pjesën e dytë të javës fushat e presionit të lartë që do të shtrihen mbi rajon, do të kushtëzojnë mot më stabil me kthjellime, por me ngrica në orët e mëngjesit. Me afrimin e frontit të ftohtë në fillim të javës, parashihen të fryjnë edhe erëra të fuqishme që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe shpërndarjen e ndotësve, ku vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të zbresin në vlera normale, ndërsa ditën e martë pritet të zbresin edhe në të mira.

25.12 – Mot më i ftohtë dhe pjesërisht i vranët. Kohë pas kohe mundësi për reshje lokale bore, kryesisht në mëngjes dhe pasdite vonë.

Komento: