Rikthehet bora në vendin tonë

21:03 | 09 Dhjetor 2018

Moti në Kosovë në javën që po vije do të ndryshojë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar të dhënat për motin. Java e ardhshme pritet të sjellë shi e borë.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të mbaj mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Të hënën parashihet të ketë reshje shiu të cilat vende-vende do të shoqërohen me fjolla bore“, shkruhet në komunikatën e Institutit.

Ata po ashtu deklarojnë se nga e marta deri të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Nga pasditja e së enjtes, kryesisht gjatë natës parashihen reshje kryesisht në formë bore dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Sa i përket fushave barike, pos ditës së hënë, ditët tjera do të kenë ngritje, dukshëm mbi vlerat e normales.

Masat e ajrit do të kenë qarkullim të mjaftueshëm dhe do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e ajrit.

“Temperaturat minimale parashihen të bijnë deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi deri 11m/s.”, përfundon komunikata e IHMK’së.

Komento: