Rikthehet Eriksen, të shtunën debuton kundër Newcastle United

16:21 | 25 Shkurt 2022

Christian Eriksen do të debutojë të shtunën kundër Newcastle United

Trajneri i Brentfordit, Thomas Frank, ka konfirmuar se Christian Eriksen do të luajë kundër Newcastle këtë fundjavë.

Mesfushori danez pësoi arrest kardiak ndërsa luante për kombëtaren e tij në Euro2020 dhe më pas u largua nga Interi, drejt Premier Ligës.

Ish-mesfushori i Tottenham Hotspur ka luajtur dy miqësore për Brentfordin, kundër Southend United dhe Rangers, transmeton lajmi.net

Frank refuzoi të tregonte nëse Eriksen do të startonte, apo nëse do të paraqitej nga banka.

Ndeshja në mes dy skuadrave të Premier Ligës luhet të shtunën në orën 16:00.

Komento: