Manchester United, ka arritur që rrëmbejë një fitore sonte në Old Trafford kundër Fulhamit.
Ekipi i Jose Mourinhos e mposhti skuadrën mysafire me rezultat të thellë 4-1 përcjell ORAinfo.
Djajtë e Kuq ishin dominues në këtë takim në gjitha aspektet duke i shënuar tre golat në pjesën e parë të takimit.
Ishte mbrojtësi Ashley Yong që hapi ecurinë e golave për United duke realizuar qysh në minutës e 13” të takimit.
Vrulli i golave te Manchesteri nuk u ndal me kaq. Mesfushori, Juan Mata ishte ai që ia siguroi golin e dytë ekipit të tij derisa sulmuesi Lukaku shënoi golin e tretë për United në minutën e 42 “ të takimit.
Paraqitja e mirë e Djajëve të Kuq vazhdoi edhe në pjesën e dytë të ndeshjes. Me disa ndyrishme që bëri Mourinho bëri që ekipi të forcohet dhe të vazhdojë të shënojë gola.
Ishte sulmuesi i ri i United, Rashford që realizoj edhe golin e katërt për United në minutën e 82” te ndeshjes, duke ia siguruar tri pikë të vlefshme Djajve të Kuq.
Kujtojmë se të vetmin gol për mysafirët e realizoi, Kamara në minutën e 67” të takimit. Pas kësaj fitore,United pozicionet në vendin e gjashtë me 26 pikë të tubuara, derisa Fulhami fundoset në tabelë./ORAinfo/